Lidhje

Monako përgatitet për dasmën mbretërore

  • Zëri Amerikës

Monako përgatitet për dasmën mbretërore

Monako përgatitet për dasmën mbretërore

Tragjedia dhe skandalet prej vitesh e kanë dëmtuar principatën e Monakos por banorët shpresojnë se dasma e shumëpritur mes Princit Albert dhe të fejuarës së tij jugafrikane do t’i rikthejë shkëlqimin këtij margaritari në Bregun e Kaltër.

Princi Albert i Dytë, sundimtari 53-vjeçar i shtetit të vogël të Monakos dhe kreu i shtëpisë shekullore Grimaldi do të martohet këtë fundjavë me 33-vjeçaren Charlene Wittstock, në kopshtin e pallatit me ceremoni madhështore.

Princi Albert ka qenë lidhur me disa gra të bukura dhe ka pranuar se është baba i dy fëmijëve jashtë martese por ai është përpjekur ta hedhë tej imazhin e tij të playboy-t pas njohjes me jugafrikanen Wittstock. Dasma e së shtunës do të jetë e para e një princi të Monacos që nga viti 1956, kur i ati i Princit Albert, Rainier i Tretë u martua me aktoren e Hollivudit, Grace Kelly, e cila humbi jetën në një aksident me makinë në vitin 1982.

XS
SM
MD
LG