Lidhje

Monica Lewisnky thyen heshtjen


Foto e Shtëpisë së Bardhë - 17 nëntor 1995
Foto e Shtëpisë së Bardhë - 17 nëntor 1995
Monica Lewisnky po thyen heshtjen. Ish-praktikantja e Shtëpisë së Bardhë, marrëdhënia e së cilës me Bill Clintonin, pothuajse përmbysi presidencën e tij në vitet 1990, ka treguar variantin e saj të asaj historie në një ese në revistën Vanity Fair.

Lewinsky, që tani është 40 vjeç, thotë se ka ardhur koha që të mos ketë më frikë nga e kaluara e saj. Ajo thotë se marrëdhënia ishte mes dy të rriturve dhe se është penduar thellë për të.

Ish-presidenti Clinton, që fillimisht e mohoi marrëdhënien, pothuajse humbi postin kur Dhoma e Përfaqësuesve votoi për ta shkarkuar nga detyra. Por përfundimisht ai e mbajti postin derisa i mbaroi mandati.

Monicca Lewinsky, që shkruan se shpesh herë kishte menduar të vriste veten, u largua nga skena. Ajo u diplomua për psikologji sociale në Britani. Emri i saj u rishfaq në shkurt, kur Hillary Clinton u citua të kishte thënë për të që ishte një narciziste e çmendur.

Duke shkruar për këto komente, Monica Lewinsky thotë se i duket shqetësuese që zonja Clinton ka prirjen të fajësojë femrën, përfshirë dhe veten e saj. Media po flet gjerësisht për esenë e Lewinsky-t, duke shtruar edhe pyetjen nëse do të kishte ndikim tek një garë e mundshme presidenciale e zonjës Clinton.

Vetë Lewinsky thotë se vendosi të flasë sepse do që të ndihmojë viktimat e poshtërimit dhe ngacmimit në botën e internetit.
XS
SM
MD
LG