Lidhje

SHBA: Varrosen me të gjitha nderimet dy marinarë të Luftës Civile


Dy marinarë amerikanë, të cilët vdiqën kur anija e tyre historike e Luftës Civile u mbyt 151 vjet më parë, u varrosën me të gjitha nderimet ushtarake dje në Varrezat Kombëtare të Arlingtonit.

Eshtrat e marinarëve u gjetën në anijen e mbytur USS Monitor, pranë brigjeve të Karolinës së Veriut në vitin 2002. Përpjekjet për të identifikuar skeletet kanë qënë të pasukseshme. Por disa nga pasardhësit e 16 prej anëtarëve të ekuipazhi të anijes së mbytur në vitin 1862 morrën pjesë në ceremoninë e varrimit.

Sekretari i Marinës amerikane, Ray Mabus, tha se është me rëndësi të nderohen ata që përfaqësojnë rolin e rëndësishëm që lujti anija Monitor në ndërtimin e marinës moderne të Shteteve të Bashkuara.

Monitor i mbijetoi betejës së luftës civile, por nuk i mbi jetoi ashpërsisë së natyrër. Ajo u mbyt gjatë një stuhie të fuqishme në ujrat e Karolinës së Veriut më 31 dhjetor 1862.

47 anëtarë të ekuipazhit të saj u shpëtuan.
XS
SM
MD
LG