Lidhje

Mali i Zi: Koalicioni në pushtet në avantazh


Koalicioni në pushtet në Mal të Zi ka një avantazh të theksuar në zgjedhjet e djeshme parlamentare.

Sondazhet pas votimit tregojnë se Partia Demokratike e Socialistëve të qendrës së majtë, e udhëhequr nga politikani veteran, Milo Gjukanoviç, fitoi 46 përqind të votave, duke zgjatur edhe më tej qendrimin e saj 20-vjeçar në pushtet në këtë republikë ish jugosllave.

Anketat tregojnë se partia kryesore e opozitës, Fronti Demokratik, ka marrë vetëm 20 përqind të votave.

Votimi i djeshëm kryehet ndërkohë që Mali i Zi kërkon anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe po lufton me krizën e thellë ekonomike të vendit.
XS
SM
MD
LG