Lidhje

Reagime për ftesën e NATO-s ndaj Malit të Zi

  • Ali Salaj

Ftesa e Malit të Zi për t'u anëtarësuar në NATO u prit me entuziazëm nga zyrtarët malazezë dhe nga forcat politike promalazeze, të cilët këtë akt e cilësuan si një mesazh pozitiv për vendin dhe rajonin.

Ftesa për anëtarësim në Aleancën Veriatlantike u cilësua si një moment historik për Malin e Zi dhe për qëndrueshmërinë në Ballkan, por edhe si një siguri për marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë.

XS
SM
MD
LG