Lidhje

Incidente në parlamentin malazez


Parlamenti i Malit të Zi, ndërpreu punimet e së premtes, për shkak të incidenteve të shkaktuara nga opozita.

Incidentet shpërthyen në momentin kur kryeministri Milo Gjukanoviç, doli në foltore për të propozuar emrat e disa ministrave të rinj të qeverisë malazeze.

Deputetët opozitarë të grupimit proserb, ”Fronti Demokratik” brohoritën duke fyer kryeministrin Gjukanoviç dhe duke ju vërsulur atij.

Incident ne parlamentin malazez
please wait

No media source currently available

0:00 0:00:47 0:00

Gjendja nuk u qetësua as pas ndërhyrjes së kryetarit të parlamentit, Ranko Krivokapiç dhe ndërprerjes së transmetimit të punimeve të parlamentit.

Kryeministri Gjykanoviç pas kësaj braktisi parlamentin i cili sot duhej të debatonte zbatimin e marrëveshjes politike mes pushtetit dhe opozitës për ngritjen e një qeverie të "besimit zgjedhor".

Marrëveshja parashikon që katër ministri dhe posti i nënkryetarit të qeverisë t'i ndahet opozitës deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare që pritet të mbahen në fund të këtij viti. Kjo marrëveshje do të ndihmonte në përgatitjen e zgjedhjeve të lira dhe të drejta në Mal të Zi.

Incidenti i sotëm në parlament mund të ndikojë negativisht tek marrëveshja mbi bashkëqeverisjen e pozitës dhe opozitës në Mal të Zi.

XS
SM
MD
LG