Lidhje

Itali: Tronditje tregu pas dorëheqjes së kryeministrit


Italian Prime Minister Mario Monti. (file photo)
Italian Prime Minister Mario Monti. (file photo)
Tregu i aksioneve në Itali shënoi rënie dhe kostoja e kredive u rrit së tepërmi, ndërsa dorëheqja e papritur e kryeministrin Mario Monti e shtoi pasigurinë në krizën e borxhit të Eurozonës.

Indeksi i aksionit kryesor të vendit ra rreth 3 për qind dhe niveli i interwsit për bonot e thesarit me afat 10-vjeçar maturimi u rrit me 0,3 për qind, rritja më e lartë kjo që nga gushti. Zoti Monti, i cili e udhëhoqi qeverinë italiane për një vit, bëri të njohur të shtunën se do të japë dorëheqjen, kur parlamenti të miratojë buxhetin e vitit të ardhshëm, gjë që mund ta çojë vendin në zgjedhje të reja në shkurt, disa javë para se ato ishin planifikuar.

Sipas anketave, partia e qendrës së majtë e drejtuar nga Pier Luigi Bersani udhëheq me një shumicë të konsiderueshme garën politike dhe kjo parti mund të formojë qeverinë e ardhshme italiane.

Pasiguria polititike u ringjall në Itali, sidomos pasi ish-kryeministri Silvio Berlusconi bëri të njohur se partia e tij konservatore nuk do ta mbësheste më qeverinë e zotit Monti. Mario Monti siguroi mbështetjen nga udhëheqësit evropianë, ndërsa qevria e tij u përkushtua në zbatimin e masave të ashpëra për frenimin e borxhit të Italisë.
XS
SM
MD
LG