Lidhje

Monti, pranë viktimave të tërmetit


Italia vazhdon të përballet me pasojat e tërmetit vdekjeprurës të së dielës

Italia vazhdon të përballet me pasojat e tërmetit vdekjeprurës të së dielës. Kryeministri Mario Monti shkoi sot Sant Agostino, pranë Ferrarës, për të vizituar qytetet e goditura nga tërmeti 6 ballësh, që shkaktoi 7 të vrarë dhe rrëzoi ndërtesa shekullore.

Ai pati një takim me kryetarët e bashkive të qyteteve të prekura më rëndë nga tërmeti dhe me familjet e viktimave. Ndërkohë, zjarrfikësit në Cento Ferrara ndihmuan në shpëtimin e një pikture me vlera të çmuara që ndodhej në kishën Buonacompra, e cila u rrëzua gjatë tërmetit dhe ja dorëzuan atë priftit.

Mes të vrarëve, 4 vetë humbën jetën nga shembja e fabrikës ku ata punonin, ndërsa dy viktima të tjera, dy gra mendohet se kanë vdekur nga infarkti, i shkaktuar nga paniku që i ka pushtuar gjatë tërmetit.
XS
SM
MD
LG