Lidhje

Monumenti i Uashingtonit i mbyllur për vizitorët që pas tërmetit


Monumenti i Uashingtonit i mbyllur për vizitorët që pas tërmetit
Monumenti i Uashingtonit i mbyllur për vizitorët që pas tërmetit

Një prej objekteve më të njohur të kryeqytetit amerikan, Monumenti i Uashingtonit, vazhdon të jetë i mbyllur për vizitorët. Inxhinierët kanë në plan të kontrollojnë sot gjithë faqet anësore të kullës për të parë për dëme që mund të jenë shkaktuar nga tërmeti i muajit të kaluar me magnitutë 5.8. Ky ishte tërmeti më i fortë që goditi brigjet lindore amerikane që nga viti 1944.

Monumenti në formë obelisku, 170 metra i lartë, u mbyll me 23 gusht, pas tërmetit dhe autoritetet thonë se stuhia tropikale që goditi zonën pak ditë më pas mund të ketë shkaktuar dëme të tjera. Megjithë shqetësimet, autoritet theksojnë se struktura e monumentit nuk është dëmtuar. Sipas specialistëve, vlerësimi i dëmeve mund të zgjasë deri në mes të tetorit.

Obelisksu është ndërtuar në vitin 1884. Dje, Shërbimi Kombëtar i Parqeve, që kujdeset për monumentin, bëri publike videon e regjistruar nga kamerat e sigurimit gjatë tërmetit, ku shihet lëkundja e monumentit dhe njerëzit që nxitojnë të zbresin shkallët e brendshme ndërsa copa mbeturinash bien nga tavani.

XS
SM
MD
LG