Lidhje

Moody's: Ekonomitë e mëdha, të sigurta për momentin

  • Zëri Amerikës

Agjencia Moody Investors Service që merret me analiza për ekonominë ka publikuar një studim, sipas të cilit 4 ekonomitë më të mëdha të botës do të jenë në gjendje ta ruajnë kreditin e mirë por rreziqet po shtohen, për shkak të rritjes së borxhit.

Në një raport tre-mujor të publikuar sot, agjencia thotë se SHBA, Gjermania, Franca dhe Britania kanë shanse të mira për të ruajtur vlerësimin e tanishëm si vende me gjendje të mirë krediti, sepse niveli i pagesave të interesit ndaj të ardhurave buxhetore vazhdon të jetë nën kontroll.

Por agjencia thotë se këto vende mund të përballen me sfida të mëdha, madje paralajmërojnë se mund të përsojnë rënie nëse vazhdojnë të marrin borxhe të mëdha në përpjekje për të stimuluar ekonomitë apo nëse bankat qëndrore ngrenë interesin.

Në studim thuhet se SHBA dhe Britania janë më të rrezikuarat përsa i përket vlerësimit në aspektin e kreditit.

XS
SM
MD
LG