Lidhje

Moody mund ta ulë klasifikimin për Shtetet e Bashkuara


Agjencia e kreditimit Moody thotë se mund ta ulë nivelin e kreditimit për Shtetet e Bashkuara, në se Kongresi nuk arrin një marrëveshje për pakësimin e borxhit amerikan.

Agjencia tjetër e kreditimit, Standart & Poor e shkurtoi nivelin e kreditimit para një viti, pas ashpërsimit të mosmarrëveshjeve ndërpartiake, që i çuan Shtetet e Bashkuara drejt mospagimit të borxheve. Moody dhe agjenci të tjera po i ndjekin nga afër demokratët dhe republikanët në Kongres, ndërsa ata përballen me përfundimin e afatit të pagimit të shumës prej 1,2 trilionë dollarësh në taksa dhe shpenzime.

Të dyja palët janë duke u grindur lidhur me vazhdimin, ose jo të shkurtimit të taksave për të pasurit. Ata gjithashtu duhet të diskutojnë për një ligj që i detyron ata të arrijnë një marrëveshje për taksat dhe shpenzimet, ose në të kundërt, do të ndeshen me shkurtime masive të shpenzimeve për ushtrinë që mbështeten nga republikanët, si dhe me pakësimin drastik të programeve sociale që mbështeten nga demokratët.
XS
SM
MD
LG