Lidhje

Moody's: Greqia mund të mos jetë ende në gjendje të paguajë borxhet


Moody's: Greqia mund të mos jetë ende në gjendje të paguajë borxhet
Moody's: Greqia mund të mos jetë ende në gjendje të paguajë borxhet

Kompania e vlerësimit të kredive Moody thotë se rreziku i Greqisë për të mos qenë në gjendje të paguajë borxhet e saj mbetet i lartë, edhe pse udhëheqësit evropianë miratuan një paketë të re financiare të ndihmave për vendin.

Firma e shërbimeve financiare e quajti sot paketën prej 172 miliardë dollarësh për Greqinë, e dyta në dy vjet, një hap të rëndësishëm përpara. Por agjencia Moody’s tha se borxhi i Greqisë do të mbetet i lartë për disa vite edhe ndërsa kreditorët e mëdhenj privatë ranë dakort të eliminojnë më shumë se gjysmën e borxhit që vendi ka për të paguar – një pakësim prej 142 miliardë dollarësh.

Agjencia Moody's thotë se qeveria greke nuk ka të ngjarë të sigurojë hua të reja në tregjet financiare botërore kur t’i mbarojnë paratë e ndihmave në pak vitet e ardhshme.

Ky vlerësim i zymtë i agjencisë vjen ndërsa parlamenti grek e miratoi me lehtësi paketën e ndihmave. Lëvizja erdhi ndërsa anketat e opinionit në vend tregojnë se gjermanët e kundërshtojnë në shumicë dërrmuese ndihmën e mëtejshme për Greqinë. Gazeta më e madhe gjermane, Bild, kishte një kryeartikull ku thuhej Ndal dhe u bënte thirrje deputetëve të votonin kundër ndihmës për Greqinë.

Por kancelarja gjermane Angela Merkel u tha deputetëve se kundërshtimi mund të shkaktonte probleme të paparashikuara për Evropën dhe ekonominë globale.

XS
SM
MD
LG