Lidhje

Moody’s zhvlerëson kreditimin për Spanjën


Moody’s zhvlerëson kreditimin për Spanjën
Moody’s zhvlerëson kreditimin për Spanjën

Agjencia Moody ka zhvlerësuar kreditimin e Spanjës duke thënë se parashikimet për ekonominë e atij vendi janë negative.

Agjencia e kreditimit uli vlerësimin të martën me dy pikë. Ajo thotë se nuk është shfaqur asnjë zgjidhje e besueshme lidhur me krizën e borxheve të atij vendi dhe do të duhet kohë që të kthehet besimi.

Agjencia Moody thotë se pret që ekonomia e Spanjsë të rritet me vetëm 1 përqind vitin që vjen, ndryshe nga parashikimet e mëparshme prej 1.8 përqindësh.

Agjencia Standard & Poor’s uli vlerësimin e kreditimit për Spanjën javën e kaluar. Spanja është zhytur në borxhe dhe po përballet me një ekonomi të përgjumur. Shumë ekspert evropian besojnë se Spanja mund të jetë vend tjetër në radhë për një ndihmë të mundshme financiare.

XS
SM
MD
LG