Lidhje

45 vjet pas ecjes së njeriut të parë në hënë


Dyzet e pesë vjet më parë këtë muaj, njerëzit e parë ecën në hënë. Kjo ndodhi gjatë një epokë të garës së hapësirës mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik. Por politikat botërore kanë ndryshuar që atëherë dhe kështu ka ndryshuar edhe natyra e eksplorimit të hapësirës.

"Një hap i vogël për njeriun, një kërcim gjigant për njerëzimin"

Më shumë se katër dekada më parë, astronautët amerikanë Neil Armstrong dhe Buzz Aldrin u bënë njerëzit e parë që ecën në hënë. Me vendosjen e flamurit amerikan në sipërfaqen e Hënës, Shtetet e Bashkuara pohuan rolin udhëheqës në eksplorimin e hapësirës. Por jo më, thotë Buzz Aldrin.

"Ne nuk jemi në gjendje shumë të mirë. Ne nuk jemi në gjendje të dërgojmë njërëzit tanë stacionin ndërkombëtar të hapësirës që i kushton Shteteve të Bashkuara 100 miliard dollarë."

Aldrin thotë eksplorimi hënor duhet të vazhdojë në mënyrë që të hidhet hapi i ardhshëm gjigand në Mars ... dhe se kjo do të kërkojë bashkëpunimin me vendet e tjera në këtë drejtim.

"Ne duhet të udhëheqim në hënë. Mënyra e vetme që ne mund të kthehemi në hënë është që të bashkëpunomë me kinezët dhe jo të konkurrojmë por t'i ndihmojë ata sa më mirë që mundemi. Çdo ndihmë e jona do të jetë një hap për ne për të shkuar në Mars. "

Marsi është qëllimi për agjencinë amerikane të hapësirës, por në një intervistë me Skype, Ellen Stofan e NASAs thotë shkuarja atje do të marrë kohë.

"Shkuarja në Mars është me të vërtetë e vështirë jo vetëm për shkak të largësisë, merr rreth tetë muaj për të arritur atje, por edhe se ne nuk kemi teknologjinë e duhur."

Ajo thotë se për të shkuar në Mars, SHBA-së i duhet të bashkë-punojë me vende të tjera

"Shumicën e misioneve planetare apo astrofizike, ne i bëjmë me partnerët ndërkombëtarë. Është vërtetë mënyra e punës tonë tani.

Dhe këta partnerë nuk janë vetëm qeveri të huaja, por përfshihen edhe kompani private që do të punësojnën astronautë nga stacioni ndërkombëtar i hapësirës dhe nga Amerika në vitin 2017. Kompanitë, si Virgin Galactic janë burim për shkencëtarë dhe turistë të hapësirës. William Pomerantz thotë se kompania e tij synon të dërgojnë klientët e parë në hapësirë këtë vit.

"Aftësia jonë është për të dërguar njerëz në hapësirë për të parë e provuar, eksperimentuar disa minuta kohë në mikro gravitet. Pra, ju jeni tani duke parë këtë brez të ri të sipërmarrësve, shumë prej të cilëve u rrit duke shikuar misionet Apollo, dhe tani e marrin këtë teknologji nga NASA dhe e zhvillojnë atë më tej."

Inxhinieri Hapësirë John Spencer, themelues i Shoqërisë Turizmi në Hapësirë, pret që ky lloj turizmi të bëhet një industri e madhe.

"Dekada e ardhshme me të vërtetë do të jetë dekadë zbulim i madh me qindra kompanive të përfshira në programe të hapësirë për turizm, për kthimin në hënë. Kërkimet për Marsin janë duke filluar."

Eksplorimi i hapësirë duket se frymëzon edhe shumë të rinj përfshi Reese Hartwig dhe Ella Wahlestedt, që patën rast për t'u takuar me Buzz Aldrin.

"Unë mendoj se do të ishte gjë shumë e mirë për të parë Marsin dhe për të shkuar atje."
"Universi është aq e gjerë aq i madh dhe diçka më shumë duhet të jetë atje."
NASA gjithashtu është duke kërkuar - dhe Shpresuar për t'iu përgjigjur pyetjes: A jemi të vetëm në univers?

XS
SM
MD
LG