Lidhje

Funksioni i strehimeve dhe dhomave të sigurta


Shkatërrimet në qytetin Moore, të Oklahomës, i goditur nga tornadot për të tretën herë në 14 vjet, janë një kujtim i hidhur se standardet e tanishme të ndërtimit nuk janë në gjendje të parandalojnë rënimin e banesave dhe humbjen e jetës, veçanërisht kur një stuhi e fuqishme përfshin qytetin. Por numri i të vdekurve mund të ulet ndjeshëm, kur njerëzit strehohen në bunkerë të nëndheshëm apo në dhoma sigurie me material të fortë.

Juan Dills i shpëtoi shkatërimit, por humbi shtëpinë.

“Është normale që koha të jetë kështu. Ne do të qendrojmë të bashkuar dhe çdo gjë do të përmirësohet”.

Tornadoja që përfshiu qytetin Moore u kushtoi jetën 24 njerëzve. Shpejtësia e regjistruar e errërave kapi 400 kilometra në orë. E vetmja mënyrë që banorët të shpëtonin ishte që të prisnin në strehimet e nëndheshme apo në dhoma betonarmeje të quajtura dhoma sigurie.

Por dy shkolla publike u shkatërruan nga tornadoja e së hënës dhe strehime të tilla nuk ekzistonin.

Leslie Chapman Henderson është shefe ekzekutive e një grupi jo fitimprurës, të quajtur Aleanca Federale për Shtëpitë e Sigurta. Ajo mbështet ndërtimin e dhomave të sigurisë.

“Dhoma e sigurisë është një dhomë e mbrendëshme në shtëpi që është e përforcuar, e provuar dhe e certifikuar që t’u rrezistojë errërave të forta dhe pasojave të rënojave siç ndodhi në Moore të Oklahomës".

Një dhomë e sigurt mund të jetë dollapi, banja, dhoma e larjes, apo garazhi, ose një dhomë nën tokë. Kur banori i Moore-t Skye Strouhal pa që tornadoja po vinte, ai vrapoi së bashku me një mik në strehimin e nëndheshëm të një fqinje, pasi koha nuk priste.

“Ne u përpoqëm të hapnim bodrumin që ishte i mbylluar me çelës dhe zinxhir dhe pak pasi ne hymë brenda, stuhia ishte mbi ne”.

Chapman Henderson thotë se parashikimet i japin njerëzve si Strouhal më shumë kohë për të vepruar. Ajo thotë se megjithqë standardet e ndërtimit për t’u rrezistuar erërave të fota ekzistojnë, ato jo gjithmonë zbatohen. Vetëm 10 përqind e shtëpive në Moore kanë dhoma sigurie.

“Ajo që na duhet këtu është kombinimi i kodit dhe një dhomë të sigurt”.

Moore ndodhet në rajonin qendror të Shteteve të Bashkuara, të quajtur skaji i tornadove, ku stuhi të tilla janë të zakonshme. Në vitin 1999 dhe më pas në vitin 2003, tornadot goditën qytetin në të njejtën mënyrë. Por Chapman Henderson thotë se kujtimet veniten. Asnjëra nga shkollat fillore të shkatërruara këtë javë nuk kishin dhoma sigurie, të cilat do t’i kishin shpëtuar fëmijët që vdiqën në një prej shkollave.

“Mendoj se duhet të përqendrohemi në shkollat tona dhe duhet të vendosim një standard minimal që të kemi gjithmonë një strehim dhe një dhomë të sigurt për fëmijët. Në këtë ngjarje tragjike kemi mësuar se ky është investimi më i rëndësishëm që duhet bërë”.

Ndërkohë që banorët e Moore-it përgatietin për rindërtimin, qyteti po shqyrton mundësinë e miratimit të një rregulli për t’i bërë dhomat e sigurisë të detyrueshme në të gjitha ndërtimet e reja.
XS
SM
MD
LG