Lidhje

Suksesi i farmacisë Morgan përballë konkurencës


Kur hyn në farmaci duket sikur shkon prapa në kohë pasi aty shikon shishe të vjetra ilaçesh si dhe raftet origjinalë të dyqanit kur ai u hap në vitin 1912

Në Shtetet e Bashkuara, shumë biznese të vogla familjare kanë vështirësi për të mbijetuar. Përveç ekonomisë së ngadaltë, ato përballen me një konkurencë të ashpër të dyqaneve dhe restoranteve më të mëdha. Para 100 vjetësh, farmacia Morgan hapi dyert e saj në Uashington. Dhe me gjithë zik-zaket ekonomike, kjo farmaci e vogël, pronë familjare ka qenë e sukseshme. Por si qëndron ajo në biznes përballë konkurencës së një farmacie më të madhe fare pranë me të?

Kur hyn në Farmacinë Morgan të duket sikur shkon prapa në kohë. Aty shikon shishe të vjetra ilaçesh si dhe raftet origjinalë të dyqanit kur ai u hap në vitin 1912. Farmacisti Barry Deutschman e bleu dyqanin para 20 vjetësh.

"Gjatë periudhës që prej hapjes së farmacisë deri sa u ndalua shitja e duhanit, mund të shikosh mbi banak shenjat e shuarjes së cigareve".

Farmacia Morgan ndodhet në mes të një lagjeje të Uashingtonit dhe shumica e njerëzve dëgjojnë për të nga njeri tjetri.

"Ata që vijnë këtu për herë të parë u pëlen shumë farmacia dhe vijnë përsëri".

Sandra Sugar ka ardhur në farmacinë Morgan për vite me radhë.

"Kam një ndjenjë nostalgjie kur hyj këtu".

Toni Stephens ndjen një lidhje të veçantë.

"Njerëzit që punojnë këtu të ndihmojnë dhe janë si një familje".

Disa klientëve u pëlqejnë produktet e reja me ambalazh të shumë viteve të shkuara.

Të tjerëve, thotë zoti Deutshman, u pëlqejnë artikuj të një kohe të shkuar.

Pas ilaçeve, çokollatat janë artikulli më i shitur.

"Njerëzit që vijnë këtu për të marrë ilaçet dhe nuk ndjehen mirë, duan të blejnë diçka të shijshme, prandaj çokollatat dhe karamelet janë shumë të shitura".

Numri i farmacive të pavarura ka rënë shumë. Shoqata Kombëtare e Farmacive të Komunitetit thotë se rreth 20 mijë farmaci të tilla ekzistojnë sot ose 50 për qind më pak se sa para 20 vjetësh. Ato po zëvëndësohen nga farmaci dhe dyqane të mëdha, të cilat shpesh happen në të njëjtën zonë dhe ofrojnë më shumë artikuj.

Por Abby Griffin thotë se dyqaneve të mëdha u mungon ndjenja personale prandaj ajo vjen në farmacinë Morgan.

"Është ndjenja miqsore në farmaci dhe ndjehesh se mund t’u besosh farmacistëve dhe këshillave të tyre".

Farmaci të pavarura si ajo Morgan shpesh ofrojnë shërbime që dyqanet e mëdha nuk i ofrojnë, madje zoti Detschman thotë se farmacistët e dyqanit të tij u kushtojnë kohë klientëve dhe njihen me ta.

"Ne jemi më tepër se sa farmacistët e lagjes, ne jemi pjesë e komunitetit. Nuk e gjen një trajtim të tillë në dyqanet dhe në farmacitë e mëdha".

Megjithë konkurrencën, zoti Deutshman shpreson që farmacia Morgan të qëndrojë në biznes për një kohë të gjatë.

"Kam klientelën më të mrekullueshme në botë. Nuk kam në plan të dal në pension, por do të qëndrojmë këtu për sa kohë që të jetë e mundur".
XS
SM
MD
LG