Lidhje

Morsi i jep ushtrisë autoritetin të arrestojë civilë


Ky urdhër i jep autoritetin ushtrisë, që me ndihmën edhe të policisë, të mbrojë “institucionet jetike” të vendit.

Presidenti egjiptian Mohemad Morsi i dha ushtrisë autoritetin për të arrestuar civilë, në kuadrin e një dekreti që do të ndihmonte në ruajtjen e sigurisë gjatë referendumit për kushtetutën, që është në plan të mbahet të shtunën. Ky urdhër i jep autoritetin ushtrisë, që me ndihmën edhe të policisë, të mbrojë “institucionet jetike” të vendit.

Koalicioni i opozitës liberale hodhi poshtë zyrtarisht planin e Presidentit Mohamed Morsi, për mbajtjen e referendumit më 15 dhjetor për kushtetutën e re të hartuar kryesisht nga aleatët e tij islamistë.

Në një deklaratë që bëri dje vonë, një zëdhënës i Frontit për Shpëtimin Kombëtar tha se projekt-kushtetuta nuk përfaqëson si duhet popullin e Egjiptit. Ai tha se mbajtja e referendumit për këtë dokument do të çojë në konfrontime të mëtejshme në vend.

Koalicioni opozitar ka bërë thirrje për protesta massive të marten, kundër referendumit. Disa vëzhgues thonë se ka shanse të mira të projektkushtetuta të miratohet, ngaqë Lëvizja Vëllazëria Myslimane e zotit Morsi ka më tepër aftësi t’i mobilizojë përkrahësit e tij për të votuar.

Zoti Morsi deklaroi dje se referendumi do të mbahet siç është planifikuar. Ai i bëri një lëshim opozitës duke anualluar pjesë të një dekreti që lëshoi më 22 nëntor për t’i njohur vetes më shumë kompetenca. Zoti Morsi e bëri këtë njoftim pas një ditë bisedimesh me figura të tjera politike. Shumica e grupeve të opozitës e bojkotuan dialogun.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG