Lidhje

Protesta pro dhe kundër Pres. Morsi


Demonstruesit kundër presidentit egjiptian mbeten në tendat e ngritura në Sheshin Tahrir të Kajros dhe përpara pallatit presidencial

Autoritetet dërguan përforcime policore në Kajro, ndërsa kundërshtarët dhe mbështetësit e presidentit egjiptian Mohamed Morsi vazhduan përleshjet sot para pallatit presidencial.

Korrespondentja e Zërit të Amerikës Elizabeth Arrott ishte në vendngjarje dhe tha se protestat rivale u përshkallëzuan në dhunë të mëtejshme disa orë pasi mbështetësit e presidentit mbërritën dhe filluan të grumbulloheshin duke i kaluar në numër protestuesit e opozitës.

Ajo tha se shumica e përkrahësve të presidentit ishin anëtarë të partisë Vëllazëria Muslimane, ndërsa kundërshtarët e presidentit duket të ishin të rinj. Pati njoftime për dhjetra të plagosur nga dhuna.

Vëllazëria Muslimane kishte bërë thirrje për mitingje në mbështetje të zotit Morsi ndërsa demonstruesit kundër tij kanë vazhduar të qëndrojnë në tenda në Sheshin Tahrir të Kajros dhe para pallatit presidencial.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG