Lidhje

Rusia nxit qeverinë siriane të hapë dialog me opozitën


Moska po intensifikon përpjekjet diplomatike për të ndalur konfliktin 21 mujor në Siri

Rusia po i bën thirrje qeverisë siriane të përmbushë premtimin për të zhvilluar bisedime me opozitën, ndërkohë që Moska intensifikon përjekjet diplomatike për të ndalur konfliktin 21 mujor në Siri.

Por një përfaqësues i opozitës u përgjigj duke e dënuar rëndë Rusinë, ndërkohë që aktivistët nuk kanë treguar shumë interes për t’u ulur në bisedime me qeverinë e presidentit Bashar al-Asad. Udhëheqësi i opozitës Muaz al-Katib tha sot në një intervistë për televizionin al-Jazeera se e përjashton mundësinë e një vizite në Rusi dhe se do që Moska të kërkojë ndjesë për përkrahjen që i ka dhënë Asadit.

Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov tha sot se u kishte bërë presion zyrtarëve të lartë sirianë gjatë takimeve të kësaj jave që të dëshmojnë se janë të hapur për të diskutuar një numër sa më të madh temash.

Rusia ka qenë një përkrahëse e fortë e Presidentit sirian Bashar al-Asad, por gjatë javëve të fundit ka shfaqur irritim ndaj rolit të qeverisë në konfliktin që llogaritet se ka shkaktuar 45 mijë të vdekur.
XS
SM
MD
LG