Lidhje

Mosmarrëveshjet mes presidentit Karzai dhe gjeneralit Petreas shqetësojnë Pentagonin


Mosmarrëveshjet mes presidentit Karzai dhe gjeneralit Petreas shqetësojnë Pentagonin
Mosmarrëveshjet mes presidentit Karzai dhe gjeneralit Petreas shqetësojnë Pentagonin

Një sërë mosmarrëveshjesh mes Presidentit Karzai dhe Gjeneralit Petras, kanë muaj që kanë nisur.

Presidenti Karzai dëshiron që kompanitë private të sigurisë të lenë vendin thuajse menjëherë. Gjenerali Petreas thotë se ato janë të domosdoshme dhe për një periudhë shtesë.

Preisdenti Karzai do që t’u jepet fund bastisjeve ushtarake ndaj shtëpive të të dyshuarve si kryengritës afganë. Gjenerali Petreas i konsideron këto bastisje si një pjesë thelbësore të përpjekjeve të tij kundërterrorizmit.

Presidenti Karzai i tha gazetës "Washington Poste" në fundjavë se ai dëshiron një pakësim të forcave amerikane në Afganistan, dhe se ai dëshiron që forcat që do të qëndrojnë në vend të rrijnë në bazat e tyre sa më shumë që të jetë e mundur.

Gjenerali Petreas thotë se çdo shkurtim do të bëhet në bazë të kushteve të sigurisë dhe aftësive të forcave afgane të sigurisë, dhe se në këtë moment, ata nuk do të lejojnë asnjë shkurtim forcash. Përsa i përket ritmit të operacioneve ushtarake, Petreas thekson vazhdimisht se vetëm gjatë këtyre muajve të fundit ai ka patur forca ushtarake të mjaftueshme për të administruar nivelin e operacioneve, që ai beson se janë të domosdoshme për të luftuar kryengritësit.

Artikulli i gazetës Washington Post citon zyrtarë amerikanë të kenë thënë se gjenerali Petreas është shprehur “ i habitur dhe i zhgënjyer” nga thëniet e fundit të Presidentit Karzai, dhe se sjellja e presidentit mund t’a bëjë pozicionin e gjeneralit “ të pambrojtur”.

Por një zëdhëns i Pentagonit, koloneli i Flotës Amerikane David Lapan tha dje se ai i sheh këto mosmarrveshje si të kuptueshme.

“Gjenerali Petreas ka një këndvështrim bazuar tek misioni i tij. Dhe presidenti Karzai ka një këndvështrim bazuar në rolin e tij si udhëheqës i Afganistanit. “ - tha ai

Lapan thotë se zyrtarë të lartë të Pentagonit duan që gjenerali dhe presidenti afgan të punojnë për të zgjidhur problemet mes tyre. Z.Lapan tha:

“ Kjo është diçka të cilën udhëheqësit në Kabul, NATO, Gjenerali Petreas dhe qeveria e Karzait duhet t”i zgjidhin mes tyre. Disa shqetësime të shprehura nga Presidenti Karzai nuk janë të panjohura për ne. Ne i kemi dëgjuar ato dhe në të kaluarën. Ata në Afganistan po punojnë mbi këto mosmarrëveshje“

Presidenti Karzai do të ketë mundësinë që të shtrojë çështjet e tij direkt tek Presidenti Obama dhe udhëheqës të tjerë të koalicionit gjatë samitit të NATO-s në Lisbonë këtë javë. Dhe ndonëse ai mund të gjejë mirëkuptim për pikësynimet e tij, ai ndoshta nuk do të gjejë mbështetje për thirrjen e tij për ndryshime madhore e të menjëhershme në operacionet e aleatëve.

Psh, sekretarja amerikane e shtetit Hillari Klinton tha të hënën se “ operacionet e udhëhequra nga të dhënat e shërbimeve sekrete, që kanë si objektiv kryengritës të rangut të lartë dhe rrjetet e tyre, janë një elementë bazë”, i operacioneve ushtarake të aleancës.

“Ne besojmë se këto operacione janë në interesin më të mirë të popullit të Afgansitanit, të qeverisë afgane dhe trupave të ISAF, të cilat po punojnë me homologët e tyre afganë për sigurinë e vendit”. - tha zonja Klinton

Klinton tha se forcat afgane marrin pjesë në këto aksione dhe se “ ata kanë një ndikim domethënës tek udhëheqja e kryengritësve dhe rrjetet me të cilat ata veprojnë”.

Ajo tha se udhëheqja amerikane ndan të njëjtat shqetësime me disa nga çështjet e ngritura nga Presidenti Karzai, dhe se NATO ka ndryshuar disa prej taktikave të saj për të lehtësuar shqetësimet e Afganistanit.

Por ajo tha se çdo ndryshim madhor, si pakësim i trupave ose pakësim i operacioneve, do të varët vetëm nga kushtet e sigurisë dhe nga aftësitë e forcave afganase.

Shumë prej udhëheqësve që do të marrin pjesë në samitin e NATO-s, mes tyre dhe Presidenti Obama, do të ishin shumë të lumtur që të pakësonin numrin e trupave të tyre në Afganistan, sëbashku me ritmikën operacionale dhe humbjen në njerëz.

Presidenti Obama ka thënë se procesi do të nisë korrikun e ardhshëm. Por ai dhe udhëheqësit e tjetë kanë shprehut shqetësimin se lëvizjet e shpejta mund të shuajnë arritjet që ka sjellë shtimi i trupave këtë vit.

Duket se kjo është një çështje delikate për të gjithë udhëheqësit, sidomos përballë kundërshtimit të fortë ndaj luftës nga një numër udhëheqësish europianë, dhe deklaratës së Persidenti Karzai se populli i Afgansitanit do që trupat e huaja të largohen nga vendi.

XS
SM
MD
LG