Lidhje

Gallup: Barack Obama, Hillary Clinton më të admiruarit


Presidenti Barack Obama dhe kandidatja demokrate për presidente, Hillary Clinton janë në krye të listës së personave “më të admiruar” në Shtetet e Bashkuara, të shpallur nga organizata e sondazheve Gallup.

17 për qind e amerikanëve zgjodhën zotin Obama si më të admiruarin mes burrave, ndërsa 13 për qind votuan për zonjën Clinton si gruan më të admiruar.

Ish-sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton ka qenë në krye të listës 20 herë, dhe kjo është hera e 14 radhas, ndërsa Presidenti Obama është emëruar tetë herë.

Në vend të dytë e të tretë mes burrave janë Papa Françesku dhe kandidati republikan për President Donald Trump, secili me nga pesë për qind. Zoti Trump ka qenë edhe më parë ndër dhjetë më të admiruarit, nga viti 1988 deri në 1990 ndhe përsëri në vitin 2011.

Aktivistja pakistaneze, Malala Yousafzai dhe Oprah Winfrey ishin në vend të dytë dhe të tretë mes grave me 5 për qind dhe 4 për qind respektivisht.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG