Lidhje

Vazhdon sulmi për marrjen e Mosulit


Forcat irakiane të mbështetura nga SHBA kanë filluar një sulm në drejtim të qendrës së qytetit të Mosulit në përpjekje për të marrë pozicione që ende mbahen nga militantët e Shtetit Islamik.

Zyrtarët ushtarakë irakianë thanë të dielën se kanë arritur disa fshatra në perëndim të Mosulit në luftimet e fundit ndërsa lëvizin drejt pjesës së vjetër të qytetit.

Ofensiva ishte vonuar në ditët e fundit nga moti i keq.

Mijëra civilë largohen nga qyteti çdo ditë.

Që kur forcat irakiane filluan sulmin në anën perëndimore të qytetit më 19 shkurt, komandantët amerikanë dhe irakianë thonë se militantët e ISIS po bëjnë rezistencë të ashpër për të ruajtur kontrollin në zonën e fundit të rëndësishme urbane në Irak.

Trupat e koalicionit të udhëhequra së SHBA, kanë ndihmuar ushtrinë e Irakut në ofensivën në Mosul.

Forcat irakiane rimorën pjesën lindore të Mosulit në fillim të këtij viti, pas një ofensive që filloi më 17 tetor.

Mendimi juaj

Trego komentet

XS
SM
MD
LG