Lidhje

Nju Jork, aktivitete me rastin e shenjtërimit të Nënë Terezës


Shenjtërimi i Nënë Terezës është një moment historik për të gjithë shqiptarët, në trojet e tyre dhe në diasporë. Në Nju Jork, ku jeton një komunitet i madh i shqiptarëve të Amerikës të dielën u zhvilluan ceremoni gjatë të gjithë ditës me rastin e kësaj ngjarjeje të veçantë. Organizatorë të këtij aktiviteti që u mbajt në "Battery Park" në Manhatan, ishin Mark Gjonaj, anëtar i legjislaturës shtetërore të Nju Jorkut, në bashkëpunim me të gjitha organizatat shqiptare të Nju Jorkut. Zëri i Amerikës pati një lidhje të drejtpëdrejtë telefonike me zonjën Angjelina Nika, Krijuese e Grupit "Rozafa", që u mëson fëmijëve shqiptarë valle popullore, me synimin për të mbajtur gjallë folklorin e paraardhësve të tyre. Ajo është një nga koordinatorët e aktiviteteve në Nju Jork.

Intervistë nga Nju Jorku me zonjën Angjelina Nika
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:49 0:00

XS
SM
MD
LG