Lidhje

SHBA përgatitet për temperaturat më të ulta në 20 vjet


Shërbimi Kombëtar i Motit në Shtetet e Bashkuara ka dhënë paralajmërim për një front atmosferik me temperaturat më të ulëta në 20 vjet që pritet të mbërthejë vendin këtë javë.

Shërbimi meteorologjik thotë se moti i acartë, që përbën rrezik për popullsinë, është rezultat i kombinimit të fronteve të ndryshme atmosferike, një fenomen i rrallë kur i ftohti arktik lëviz drejt zonave të thella jugore.

Fronti atmosferik polar do të përfshijë më shumë se gjysmën e kontinentit amerikan që nga e hëna dhe e marta, me erëra të acarta që do të ulin temperaturat që nga Montana e deri në Alabama në jug.


Moti i keq dhe bora, në disa zona deri në 30 centimetra, ka vështirësuar kushtet e udhëtimit, duke shkaktuar mbylljen e shkollave dhe anulimin e mijëra fluturimeve.

Sipas zyrtarëve temperaturat në rajonet lindore, duke llogaritur edhe ndikimin e erës, pritet të jenë -20 deri -30 gradë celsius. Ndërsa në disa shtete në veri të rajoneve qendrore, si Montana dhe Dakota e Veriut temperaturat pritet të arrijnë deri në -50 gradë celsius.

Moti i ftohtë nuk pritet të zgjasë shumë, të enjten dhe të premten, temperaturat pritet të kthehen në gati nivele mesatare, në 5 deri 10 gradë celsius mbi zero.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG