Lidhje

Moti i ftohtë me borë përfshin Shqipërinë jugore

  • Raimond Kola

Moti i ftohtë me borë përfshin Shqipërinë jugore

Moti i ftohtë me borë përfshin Shqipërinë jugore

Moti e ftohtë e me reshje dëbore ka përfshirë mjaft zona në Jug të Shqipërisë.

Në Gjirokastër, Përmet dhe Tepelenë zona të tëra janë bllokuar nga dëbora, ndërsa njësitë vendore po synojnë të përballojnë problemtikat që dalin orë pas ore.

Në qytetin e Gjirokastrës pothuajse eshte paralizuar qarkullimi i brendshëm rrugor për shkak të borës dhe terrenit të thyer , ndërsa edhe ato pak mjete që kanë synuar të lëvizin janë vënë në vështirësi. Segmenti i rrugës kombëtare që lidh Gjirokastrën me Sarandën është bllokuar për mjetet e tonazhit të rëndë në Qafën e Muzinës. Po kështu segmenti rrugor ai qe lidh Vlorën me Sarandën është i pakalueshem per mjetet e rënda dhe autobuzët e udhëtarëve në Qafën e Llogarasë.

Policia e Gjirokastrës u bëri thirrje edhe emigrantëve shqiptarë të shmangin gjatë këtyre ditëve udhëtimin. Pikat e kalimit kufitar me Greqinë jane të hapura ,por qarkullimi i njerëzve dhe i mjeteve në to është në ritme mjaft të ulta. Në disa zona autoritet arsimore kane njoftuar nderprejen e mësimit.

XS
SM
MD
LG