Lidhje

Moti i keq me dëborë dhe temperatura të ulëta përfshinë disa vende të Evropës


Moti i keq me dëborë dhe temperatura të ulëta përfshinë disa vende të Evropës

Moti i keq me dëborë dhe temperatura të ulëta përfshinë disa vende të Evropës

Mot i keq dimëror vazhdon të mbajë të mbërthyera disa vende të Evropës Lindore duke bllokuar rrugët tokësore dhe ajrore dhe ka shkaktuar vështirësi në furnizimin me gaz natyror.
Njoftohet se Ukraina është goditur më rëndë nga temperaturat e ulëta që arrijnë deri në minus 32 gradë celsius. Temperaturat e ulta kanë lënë më shumë se 120 të vdekur, shumë prej tyre qytetarë të pastrehë të kryeqytetit të vendit, Kiev.
Kryeqyteti i Italisë, Romë, është paralizuar nga dëbora më e madhe në dekada. Autoritetet janë detyruar të mbyllin disa vende turistike, duke përfshirë Koloseun dhe Forumin Romak.
Qindra njerëz u shpëtuan sot nga një traget që kishte ngecur pranë portit Civitavecchia të Italisë, duke ngjallur frikën e përsëritjes së fatkeqësisë që ndodhi muajin e kaluar nga e cila humbën jetën rreth 32 persona.
Kompania ruse e cila eksporton gaz natyror, Gazprom tha se deri tani ajo ka qenë në gjendje të plotësojë mungesat e gazit në të paktën tetë vende evropiane, duke filluar nga Italia e deri në Poloni.
Autoritetet në aeroportin Heathrow të Londrës, më i ngarkuari në Evropë, njoftuan se kanë ulur me 30 për qind numrin e fluturimeve ndërkohë që ata po përgatiten për një stuhi dëbore trashësia e të cilës mund të arrijë në më shumë se 15 centimetra.

XS
SM
MD
LG