Lidhje

Moti i keq pengon të gjitha aktivitet kundër rrjedhës së naftës në Gjirin e Meksikës

  • Zëri Amerikës

Moti i keq në Gjirin e Meksikës vazhdon të shtyjë instalimin e një anije të tretë që mund të dyfishojë kapacitetin e karburantit të mbledhur që po del nga e çara e një depozite në fund të detit.

Komandanti Kombëtar i Incidentit Thad Allen tha të merkurën se do të duhen edhe tre ditë para se anija të lidhet teresisht me pusin që po rrjedh naftë.

Kjo anije mund të mundësojë mbledhjen e 53 mijë fuçive naftë në ditë. Zoti Allen njoftoi për mbledhjen ose diegien e 25 mijë fuçive të martën.

Qeveria përllogarit deri në 60 mijë fuçi naftë po rrjedhin nga depozita çdo ditë.

Moti i keq pengoi të merkurën të gjitha aktivitet kundër rrjedhës së naftës në Gjirin e Meksikës.

XS
SM
MD
LG