Lidhje

Motorçikletat e shpejtësive të mëdha me energji elektrike

  • Isabela Çoçoli

Motorçikletat e shpejtësive të mëdha me energji elektrike

Motorçikletat e shpejtësive të mëdha me energji elektrike

Autore dhe konsulente e specializuar në makinat elektrike, Eva Håkansson është anëtare e bordit të studimeve të transportit në Agjencinë e Energjisë së Suedisë, ekuivalente me Departamentin amerikan të Energjisë. Ajo është gjithashtu anëtare e Shoqatës suedeze të Automjeteve elektrike dhe Shoqatës suedeze të shoferëve “të gjelbër”. Për temën e saj të magjistraturës në Univesitetin e Denverit për enxhinieri mekanike, zonjusha Håkansson ndërtoi motorrçikletën e saj elektrike të gjelbër dhe miqësore për mjedisin. Kolegia Isabela Çoçoli na sjell hollësi në rubrikën tonë të përjavëshme “Prirjet e Gjelbra”.

Eva është e pasionuar me automjetet elektrike dhe shpejtësinë. I ati, Sven Håkansson, është kampion në garat me makina dhe projektues i famshëm motorrçikletash. Eva bën pjesë edhe në ekipin KillaCycle, i cili përdor motorrçikletat më të shpejta elektrike në botë. Kjo motorrçikletë është projektuar dhe ndërtuar nga i shoqi Bill Dubé.

“KillaCycle është një motorrçikletë krejtësisht e gjelbër. Në Kolorado ajo ngarkohet me energjinë e erës dhe punon me energji elektrike, prandaj dhe nuk emeton gaz karbonik. KillaCycle shpenzon rreth gjysmë kilovatorë energji për një rrugë që do të duheshin rreth katër litra benzinë me një motorrçikletë të zakonshme”.

Eva është e diplomuar në administrim biznesi dhe në shkencën e mjedisit, por ajo është edhe inxhiniere mekanike. Ajo ka shkruar shumë artikuj rreth makinave hibride dhe elektrike.Sëbashku me të atin ajo ka ndërtuar dhe regjistruar motorrçikletën e parë elektrike për t’u përdorur në autostradë që quhet “ElectroCat”.

“ElectroCat-i është po aq i shpejtë sa edhe motorrçikleta e zakonëshme, por ajo përshkon rreth 500 kilometra me një energji ekuivalente me katër litra benzinë”.

“Energjia elektrike është forma më efiçiente për të përshkuar distanca të gjata dhe përveç kësaj është e shpejtë dhe e pastër” thotë ajo. Ëndërra a saj është të ndërtojë një motorrçikletë elektrike me shpejtësi 600 kilometra në orë dhe ajo po punon aktualisht për këtë.

Eva dhe i ati, Billi, kanë ndërtuar tri motorrçikleta të ndryshme për të demonstruar se të projektosh dhe të ndërtosh motorrçikleta miqësore për mjedisin nuk do të thotë të sakrifikosh cilësinë e tyre si automjete.

Eva dhe Billi nuk janë të apasionuar vetëm rreth automjeteve të gjelbra, ata përpiqen të ndjekin praktikat e gjelbra edhe në jetën përditëshme. Madje, Billi e ka konvertuar makinën e tij Volkswagen Cabriolet të 1986s në automjet me bateri.

XS
SM
MD
LG