Lidhje

SHBA: Motorçikletat elektrike


Departamenti i policies në Los Anxheles është duke testuar dy lloje motocikletash elektrike, si pjesë e një përpjekje për të rritur efikasitetin, për të ulur clirimin e karbonit dhe përfundimisht për të shkurtuar shpenzimet.

Departamenti i policisë së Los Anxhelesit po kërkon të zgjerojë flotën e motorcikletave dhe njëkohësisht novacionin.

Por teknologjia e fundit me dy rrota mund të tingëllojë shumë ndryshe nga Harley Davidsons dhe BMWS.

Dan Gomez, është reshter me departamentin e policisë së Los Anxhelesit

"Ky model në vecanti, është 100% elektrik. Ai mund të ngarkohet me një prizë të zakonshme."

Departamenti po provon dy modele elektrikë: Zero Ds dhe Brammo.

Alli McAllistair është mekanik me kompaninë Brammo dhe demonstron motocikletën:

"Me shtypjen e butonit shohim këtë numër që shkon lartë dhe poshtë… pra edhe pse nuk dëgjon gjë. Numrat tregojnë se motori është ndezur."

Motocikleta Brammo nuk ka një pedal të friksionit por motociklistët entuziastë thonë se bën mjaft mirë rrotullimet.

Justin Mayley, zëdhënës i kompanisë Brammo, thotë se shpejtësia nuk është problem:

"Motorët tanë mund të arrijnë mbi 160 kilometra në orë."

Por rezistenca mund të jetë më shumë problem sesa shpejtësia. Si motocikletat Zero edhe Brammo mund të shkojnë rreth 193 kilometra në orë para se të kenë nevojë të karikohen përsëri.

Reshteri Gomez thotë se departamenti i tij mund të kursejë fonde për pjesët dhe mirëmbajtjen për një kohë të gjatë me motocikletat më të qeta. Përvec kësaj ato janë pa zhurmë dhe mund të jenë të përdorshme për disa operacione të policisë:

Flota elektrike e motocikletave do të jetë ndryshim i madh për oficerët, shumë prej të cilëve kanë ngarë motocikleta të zhurmshme për vite me rradhë.

Motocikletat janë miqësore për mjedisin dhe departamenti i policisë së Los Anxhelesit ka përqafuar teknologjinë e re për të luftuar krimin.
XS
SM
MD
LG