Lidhje

Gjykata egjiptiane urdhëron rigjykimin e Hosni Mubarakut


Gjykata i dha të drejtën e apelimit ish presidentit egjiptian, disa muaj pas dënimit për bashkëpunim në vrasjen e qindra protestuesve

Një gjykatë egjiptiane ka urdhëruar rigjykimin e ish presidentit Hosni Mubarak, i cili po vuan dënimin me burgim të përjetshëm.

Sot gjykata i dha të drejtën e apelimit 84 vjeçarit Mubarak, disa muaj mbasi ai u dënua për bashkëpunim në vrasjen e qindra protestuesve gjatë trazirave që i dhanë fund pushtetit prej 3 dekadash në vitin 2011.

Po ashtu do të rigjykohen edhe shefi i sigurisë i Mubarakut dhe dy djemtë e tij, Gamal dhe Alaa. Salla e gjyqit në Kajro sot ishte mbushur me mbështetës të Hosni Mubarakut, që hidhnin parrulla pro tij dhe thërrisnin “rroftë drejtësia”. Shumë të tjerë u grumbulluan jashtë spitalit ushtarak ku mbahet Hosni Mubarak.
XS
SM
MD
LG