Lidhje

Muguruza mund Williams në Paris


Amerikania Serena Williams u mund dje nga spanjollja Garbine Muguruza në finalen e kampionatit francez të tenisit.

Fitorja e Muguruzës u realizua me dominimin e gjithë lojës duke mbyllur dy setet me 7-5 dhe 6-4.

Muguruza është e para spanjolle që fiton kampionatin francez që në 1998 kur e fitoi Arança Sançez Vikario.

Williams shpresonte të fitonte këtë radhë që t’i afrohej rezultatit të Stefi Grafit, që ka marrë titullin kampione në 22 kampionate ndër katër fushat kryesore të tenisit në botë.

Ndër meshkujt, finalja luhet sot mes serbit Novak Gjokoviç dhe britanikut Andy Murray.

XS
SM
MD
LG