Lidhje

Dokumentar për boksierin Muhamed Ali


Me vdekjen e Muhammad Aliut, bota po kujton njeriun që kaloi kufijtë e sporteve, kulturës dhe fesë për t’u bërë një ikonë globale. "I Am Ali", “Un[ jam Aliu”, një dokumentar i vitit 2014 nga Clare Lewis, përdori regjistrime në shirita manjetik që Muhammad Ali kishte me familjen dhe miqtë e tij për të pikturuar një portret intim të legjendës së boksit.

Dukumentar për Mohamed Ali
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:33 0:00

"Babai im ka shumë anë. Për ndeshjet e tij është folur shumë, por jo aq për familjuen. Shumë pak është folur për vendin që kishte ajo për të."- kujtonte e bija.

Askush, as disa nga anëtarët e familjes së tij nuk e dinte ekzistencën e këtyre regjistrimeve deri kohët e fundit.

Përmes tyre tregohet jeta e kampionit të boksit në dokumentarin e Clare Lewis. Regjistrimet ia dha vajza e Aliut, Hana.

“Babai im ishte gjithmonë i ndërgjegjshëm për historinë dhe kjo ishte arësyeja përse e bëri këtë seri regjistrimesh në kasetë.'”- thotë vajza tij Hana.

Muhamad Ali
Muhamad Ali

Filmi tregon se e gjithë bota e do Muhammad Aliun. Dëshmi të miqve dhe kundërshtarëve portretizojnë atletin olimpik dhe tre here kampionin e boksit Cassius Clay – që më vonë u konvertua në myslimanin me emrin Muhammad Ali – si një njeri të ndjeshëm dhe të guximshëm. Për shkak se Ali refuzoi të shërbente në Luftën e Vietnamit, atij iu hoq titulli kampion si dhe liçenca për t’u ndeshur në ring. Miku i tij i ngushtë, ish lojtari i futbollit Jim Brown, kujton:

“Ai kishte shumë kurajo. Rreziqet që merrte dhe izolimi që ju bë duke i marrë titujt dhe duke mos qënë në gjendje të jetonte, ishte e vështirë".

Por ai e kundërshtoi dënimin dhe në vitin 1974, në moshën 32 vjeçare, Ali u rikthye në boks.

“Kur George Foreman të luftojë me mua, ka për të paguar borxhin. Unë mbys vetë ujin dhe vras pemën. Mua më quajnë Muhammad Ali.”

Ai e mposhti të famshmin George Foreman dhe rimori titullin e tij.

“Hyra në ring me të dhe e zura bllof. Bëra të pamundurën. Dominova për pesë apo gjashtë raunde. Mendova se ishte e lehtë. Pastaj në raundin e gjashtë ai më përshpëriti në vesh ndërsa e godita anash, “George, kjo është e gjithë forca që ke?” Dhe ishte gjithçka që kisha!" - kujton Foreman.

Dokumentari nuk flet shumë për martesat e dështuara, por thekson lidhjen e tij me fëmijët.

Ndërsa plaket, ne dëgjojmë Muhammad Aliun dikur elokuent, të fillojë të mos shqiptojë mirë fjalët, shenjë e sëmundjes së Parkinsonit. Ai më në fund del në pension në fund të viteve 1970 dhe në mesin e viteve ’80 diagnostikohet me Parkinson. Por për botën dhe fëmijët e tij, ai mbetet ikona e forces dhe hirësisë:

“Në se dikur mendon përse, unë, Muhammad Ali, po regjistroj këto kaseta, arsyeja është se historia është kaq e bukur."

XS
SM
MD
LG