Lidhje

Muhedini: Jo ndryshim kufijsh, riatdhesim i çamëve


Tahir Muhedini, i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet thotë se çështja çame duhet shtruar për zgjidhje mes shtetit shqiptar dhe atij grek.

Në Tiranë po zhvillohet java e kulturës dhe historisë Çamërisë, një aktivitet i organizuar nga Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, në bashkëpunim me shoqatat “Çamëria” dhe me Klubin e Patriotëve të Rinj.

Në këto veprimtari po marrin pjesë edhe shumë të rinj nga qytete të tjera të Shqipërisë dhe nga Kosova.

Çështja e Çamërisë, krahinës së mbetur jashtë kufijve të Shqipërisë në vitin 1913, e lënë në harresë gjatë dekadave të diktaturës, është rikthyer në vëmendje gjatë viteve të fundit në saje të përpjekjeve të komunitetit çam përmes shoqatave të tyre dhe të Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet.

Për të biseduar më gjerë për këtë çështje, i ftuar për një bisedë në studion e Zërit të Amerikës në Nju Jork, ishte Presidenti i Nderit i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet Tahir Muhedini.

Zoti Muhedini tha se qëllimi i komunitetit çam është ta detyrojë shtetin grek të korrigjohet gabimi historik me çamët, duke u kërkuar atyre falje publike.

Ai tha se çështja çame duhet shtruar për zgjidhje mes shtetit grek dhe atij shqiptar me bisedime dhe komuniteti çam nuk kërkon ndryshim kufijsh, por riatdhesimin dhe kthimin në vatrat e tyre.

XS
SM
MD
LG