Lidhje

Mulen: Të mos reduktohen ndihmat ushtarake për Egjiptin


Mulen: Të mos reduktohen ndihmat ushtarake për Egjiptin
Mulen: Të mos reduktohen ndihmat ushtarake për Egjiptin

Admirali amerikan Mike Mullen, Shefi i Shtatmadhorisë, ka paralajmëruar që të mos reduktohen ndihmat ushtarake amerikane ndaj vendeve si Egjipti, duke thënë se do të ishte gabim të ndërmerreshin vendime të shpejtuara.

Zoti Mullen tha në një dëshmi para Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Shërbimet e Armatosura sot se ndryshimet në ndihmat ushtarake amerikane për vende të tjera duhen ndërmarrë pas një analize të kujdesshme. Ai paralajmëroi se ndryshimet nuk duhet të shqyrtohen në atmosferën e pasioneve publike dhe përpjekjeve për të shkurtuar shpenzimet.

Ai tha se ndihma prej 1.3 miliardë dollarësh që Shtetet e Bashkuara japin për shërbimet e armatosura të Egjiptit ka dhënë rezultate të paçmueshme për ta ndryshuar ushtrinë egjiptiane në një forcë të aftë dhe profesionale.

Disa ligjvënës bënë thirrje për shkurtimin e ndihmave amerikane për Egjiptin para se presidenti Hosni Mubarak të jepte dorëheqjen.

Admirali Mullen dëshmoi sot së bashku me Sekretarin e Mbrojtjes Robert Gates lidhur me buxhetin e Departamentit të Mbrojtjes për vitin fiskal 2012.

Sekretari Gates tha se Pentagoni ka kërkuar 553 miliardë dollarë për vitin buxhetor që fillon në tetor, përveç një shume shtesë prej 118 miliardë dollarësh për operacionet jashtë vendit.

XS
SM
MD
LG