Lidhje

Admirali Mullën zotohet për më shumë manovra ushtarake me Korenë e Jugut

  • Zëri Amerikës

Admirali Mullën zotohet për më shumë manovra ushtarake me Korenë e Jugut

Admirali Mullën zotohet për më shumë manovra ushtarake me Korenë e Jugut

Shefi i Shtatmadhërisë amerikane, admirali Majk Mullën tha se Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut do të vazhdojnë një seri manovrash të përbashkëta ushtarake në përgjigje të sulmit nga ana e Koresë së Veriut kundër një ishulli të jugut muajin e kaluar.

Pas bisedimeve sot në Seul, Admirali Mullën theksoi gjithashtu angazhimin e Amerikës për mbrojtjen e Koresë së Jugut. Ai shprehu besimin se fqinjët e Koresë së Jugut, veçanërisht Japonia, do të marrin pjesë në masat përgatitore për t’iu përgjigjur çdo sulmi të Koresë së Veriut në të ardhshmen.

Gjatë një konference shtypi, Adminirali Mullën vuri në dukje natyrën historike të bisedimeve të së hënës në Uashington mes ministrave të jashtëm të Shteteve të Bashkuara, Koresë së Jugut dhe Japonisë. Më vonë zoti Mullën kishte në plan të shkonte në Tokio për bisedime me zyrtarët atje.

Shefi i Shtatmadhërisë amerikane vlerësoi gjithashtu udhëheqësit e Koresë së Jugut për përmbajtjen që treguan ndaj sulmit me artileri të Koresë së Veriut kundër ishullit Jongpjong, nga i cili u vranë 4 veta. Megjithatë ai paralajmëroi që Pheniani mos ta keqkuptojë qëndrimin e Jugut si dobësi dhe të mos mendojë se sulme të tilla në të ardhshmen do të mbeten pa përgjigje.

Ai shtoi se nuk i kishte kërkuar Koresë së Jugut që të përmbahet nga sulme ajrore kundër Veriu në rast të një sulmi tjetër.

XS
SM
MD
LG