Lidhje

Mullen i bën thirrje Kinës të influencojë tek Koreja e Veriut

  • Al Pesin

Mullen i bën thirrje Kinës të influencojë tek Koreja e Veriut

Mullen i bën thirrje Kinës të influencojë tek Koreja e Veriut

Shefi i Shtatmadhorisë amerikane, admirali Majk Mullen u bëri dje thirrje udhëheqësve të Kinës për të marrë masa që të ushtrojnë ndikimin e tyre ndaj Koresë së Veriut që t’i japë pund “provokimeve” dhe sjelljes “së papërgjegjëshme”. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Al Pessin, na sjell hollësi nga Pentagoni.

Shefi i Shtatmadhorisë amerikane, admirali i Marinës Majk Mullen, tha se sulmi i kohëve të fundit i Koresë së Veriut me artileri kundër një ishulli të Koresë së Jugut, si dhe sulmi i saj i mëparshëm ndaj një anieje të marinës të Koresë së Jugut, kërcënon stabilitetin në rajon dhe se udhëheqësit e Kinës janë “në pozitë të veçantë për të ndikuar për ndryshimin e kursit të Koresë së Veriut.

“Udhëheqja e Kinës ka më shumë ndikim tek Pheniani se çdo vend tjetër. Asnjë vend tjetër nuk është aq afër. Kështu bisedimet gjashtë palëshe mund të jenë interesante, por i mbetet Pekinit të vendosi se ato zhvillohen në një nivel nga ku mund të përcaktojmë se si duhet detyruar Koreja e Veriut të ndryshojë sjelljen e saj të papërgjegjëshme dhe të ecim përpara”.

Admirali Mullen tha se shtimi i fuqisë ushtarake të Kinës vitet e fundit shoqërohet me më shumë përgjegjësi për ruajtjen e stabilitetit në Azi. Ai tha se ndihma dhe mbështetja që ajo i ka dhënë me dekada të tëra Koresë së Veriut i krijon Kinës “mundësi të mëdha” që mund të përdoreshin për të ulur tensionin në Gadishullin Korean.

Qeveria kineze ka bërë thirrje për rifillimin e negociatave të njohura si bisedimet gjashtëpalëshe, si një mënyrë për t’iu përgjegjur situatës, por admirali Mullen e hodhi poshtë këtë variant. Ai tha se ka ardhur koha që udhëheqja kineze “të ndërhyjë” dhe të marrë masa për një çështje që prek drejt për drejt sigurimin e vendit të vet si dhe stabilitetin në rajon.

"Thirrja e Pekinit për konsultime nuk zëvendëson veprimet. Madje, unë nuk jam i mendimet se ne duhet të vazhdojmë të shpërblejmë sjelljen provokuese dhe destabilizuese të Koresë së Veriut me kompromise dhe ninsma të reja”.

Deklaratat e admiralit Mullen në një takimin të Qendrës për Progresin Amerikan, një organizatë kërkimesh në Uashington, i bënë jehonë komenteve të bëra më parë nga minsitrat e jashtëm të Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugt kur u takuan në Kazakistan.

Admirali Mullen tha se Koreja e Veriut i ka shtuar rreziqet në Azinë Verilindore me dy sulmet e saj të kohëve të fundit dhe duke ndërtuar një uzinë të re për pasurimin e uraniumit, të aftë për të rafinuar materiale për armë të tjera bërthamore. Ai tha se një aktivitet i tillë mund të sjellë destabilitet edhe gjetkë, duke e quajtur Korenë e Veriut “përhapësin më të madh të teknologjisë bërthamore në botë”. Admirali Mullen bëri thirrje që Kina të ndihmojë që Koreja e Veriut t’i japë fund këtyre aktiviteteve, për ta bërë më të vështirë për Korenë e Veriut të tregtojë me vendet që duan telnologji bërthamore, siç është për shembull Irani.

Admirali Mullen tha se manovrat detare të Shteteve të Bashkuara me Korenë e Jugut që sapo përfunduan në Detin e Verdhë, pranë vendit të sulmit më të fundit të Koresë së Veriut, kishin si qëllim dekurajimin e sulmeve të mëtejshme dhe demostrimin e angazhimit amerikan për sigurimin e Koresë së Jugut.

XS
SM
MD
LG