Lidhje

India, zhgënjim për vendimin mbi Bombein


Ministri i Jashtëm indian tha se Headley meriton më shumë se 35 vite burg, dënim që iu dha nga një gjykatë federale në Çikago.

India shprehu zhgënjim për dënimin që i iu dha nga një gjykatë amerikane një shtetasi pakistanezo amerikan për rolin e tij në sulmin terorrist të Bombeit në vitin 2008.

Ministri indian i Punëve të Jashtme Salman Khurshid tha sot se David Coleamn Headley meriton më shumë se 35 vite burg, dënim që iu dha dje nga një gjykatë federale në Çikago.

India ka kërkuar esktradimin e Headley-t, për ta gjykuar lidhur me rolin në sulmet terroriste.

David Coleamn Headley mund ishte dënuar me burgim të përjetshëm, por prokurorët federalë kërkuan një dënim më të lehtë pasi ai dha informacione që çuan në dënimin e njerëzve të tjerë të përfshirë me grupin terrorist pakistanez Lashkar – e – Taiba.

Në nëntor të vitit 2008, pjestarë të këtij grupi morën nën kontroll një hotel, një qendër hebraike dhe ndërtesa të tjera në Bombei për tre ditë. Gjatë këtij sulmi u vranë 166 njerëz, mes tyre 6 amerikanë.

XS
SM
MD
LG