Lidhje

Indi, dënohen katër të akuzuar për përdhunim


Një gjykatë në kryeqytetin financiar të Indisë, Mumbai, dënoi katër meshkuj nën akuzat për përdhunim në grup të një gazetareje vitin e kaluar.

Gjykata i shpalli ata fajtor për përdhunimin e gruas 22 - vjeçare gushtin e kaluar.

Personi i pestë i akuzuar për përdhunimin është një i adoleshent, i cili po gjykohet veçmas nga një gjykatë për të miturit.

Dhuna ndaj grave po tërheq vëmendje në rritje në Indi që nga dhjetori i vitit 2012, kur një 23 vjeçare gjeti vdekjen pasi u përdhunua në një autobus në lëvizje në Nju Delhi.

Sulmi shkaktoi protesta të mëdha në të gjithë vendin, duke bërë që qeveria të miratonte ligje më të ashpra për njerëzit që sulmojnë apo ngacmojnë femrat.

Të dënuarit e sotëm mund të dënohen me burgim të përjetshëm. Dënimi pritet të shpallet të premten.
XS
SM
MD
LG