Lidhje

Murdok tërheq ofertën për të kontrolluar British Sky Broadcasting

  • Zëri Amerikës

Murdok tërheq ofertën për të kontrolluar British Sky Broadcasting

Murdok tërheq ofertën për të kontrolluar British Sky Broadcasting

Manjati i medias Rupert Murdok tërhoqi ofertën për të kontrolluar rrjetin British Sky Broadcasting pas skandalit të përgjimit të telefonave dhe akuzave kundër gazetarëve të tij.

Parlamenti britanik do të votonte sot për një rezolutë që do t’i kërkonte atij të hiqte ofertën prej 12 miliardë dollarësh për te patur 61 përqind të kompanisë televizive. Por para votimit, një nga ekzekutivët e tij tha se kompania do ta kishte të vështirë të fitonte miratimin në klimën e krijuar.

Kjo sprapsje është një dështim në përpjekjet e Murdokut për të zgjeruar dhe konsoliduar operacionet e tij në median britanike.

XS
SM
MD
LG