Lidhje

Murgeshat kthehen në Siri, pas lirimit


Një grup murgeshash orthodokse që ishin ndaluar nga forcat rebele që nga dhjetori, u rikthyen në Siri, një ditë pasi u liruan në Libanin fqinj.

13 murgeshat të shoqëruara nga tre ndihmës, mbërritën sot në në një qytet të vogël pranë kufirit.

Kreu i manastirit të tyre Mar Taqla tha se murgeshat ishin trajtuar mire gjatë mbajtjes peng dhe ata falenderuan presidentin Bashar al-Assad dhe zyrtarët libanezë, për ndihmën që dhanë në lirimin e tyre.

Manastiri ndodhet në një fshat të vogël me të krishterë, rreth 40 kilometra në veri të Damaskut. Rebelët sirianë, përfshirë anëtarë të grupit Nusra Front, me lidhje me Al Kaidën, e morën kontrollin e fshatit në dhjetor dhe i morën peng murgeshat, të cilat punonin në jetimoren e manastirit.
XS
SM
MD
LG