Lidhje

Sen. Murphy, solidaritet me Evropën Lindore


Ndërkohë Senatori amerikan Chris Murphy thotë se Shtetet e Bashkuara dhe Perëndimi duhet të dërgojnë një sinjal të fortë mbështetjeje për vendet e Evropës Lindore përballë rrezikut të agresionit rus.

Senatori Murphy, anëtar i Komisionit të Jashtëm të Senatit amerikan tha se mesazhi i solidaritetit tek miqtë e Evopës Lindore duhet të jetë që angazhimi i NATO-s tek aleanca është i palëkundur.

“Ne kemi burime të kufizuara në Shtetet e Bashkuara por ne duhet të dërgojmë një sinjal që nëse Putinit i shkon mendja që të marshojë në mënyrë konvencionale ose jokonvencionale drejt një aleati të Shteteve të Bashkuara, ne do të jemi atje që ta ndalojmë.

Duke folur për sanksionet ndaj Rusisë, senatori Murphy tha se ato shpesh duan vite të funksionojnë por shprehu kënaqësinë që Bashkimi Evropian e zgjati afatin e tyre. Ndërsa përsa i takon Ukrainës, ai tha se armët e rënda nuk janë nevoja kryesore tani për tani.

“Nuk besoj se Vladimir Putin do që ta kontrollojë ushtarakisht Ukrainën. Ai do që ta dobësojë atë ekonomikisht që në Kiev të vendoset një qeveri pro-Kievit. Gjëja më e rëndësishme që mund të bëjnë Shtetet e Bashkuara aktualisht për Ukrainën është që t’i japin ndihmën ekonomike të nevojshme për të mbijetuar”, tha senatori Murphy.

XS
SM
MD
LG