Lidhje

Shqipëri, homazhe në nder të komisarit të policisë Musa Skura


Ai u plagos rëndë më 13 janar gjatë një përplasjeje me një grup trafikantësh armësh në një fshat të Matit

Në Shqipëri sot u zhvilluan homazhe në nder të komisarit të policisë Musa Skura, i cili u plagos rëndë më 13 janar gjatë një përplasjeje me një grup trafikantësh armësh në një fshat të Matit.

Familjarë, miq dhe të afërm, kolegë dhe drejtuesit më të lartë të policisë si dhe autoritetet e vendit bën sot homazhe.

Kryeministri Sali Berisha duke vlerësuar komisar Skurën shprehu dhe një herë mbështetjen e qeverisë ndaj policisë në përballjen e tyre me krimin. Ndërsa kryetari socialist Edi Rama deklaroi se sipas tij forcat e rendit janë të tradhëtuara dhe se pjestarët e saj po bien dëshmorë në një luftë ku krimi sipas tij ka fituar një epërsi të frikshme.

Komisar Musa Skura u përcoll në varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Tiranë. Ai u nda nga jeta në një spital të Italisë ku ai nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të shumta që kishte marrë gjatë përleshjes më armë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG