Lidhje

Muzeu në San Francisko nderon kujtimin e Uollt Diznit

  • Kevin Linç

Muzeu në San Francisko nderon kujtimin e Uollt Diznit

Muzeu në San Francisko nderon kujtimin e Uollt Diznit

Vizitorët e Muzeut të Familjes Walt Disney në San Francisco nuk do të kenë rastin të bëjnë atje xhiro zbavitëse. Për xhiro, ata duhet të shkojnë në Parqet Zbavitëse të Shteteve të Bashkuara, ose në pjesë të tjera të botës. Por në Muzeun e Disneyt ata do të mësojnë më tepër për personin që krijoi superyjet e filmave vizatimorë.

Për shumicën e njerëzve, emri i Walt Disneyt lidhet me imazhet e personazheve si Miki Mouse, Donald Duck, Pinoku, Borëbardha dhe 7 xhuxhat. Por sot ka edhe parqe të Dizneit me një tematikë të caktuar.

Muzeu i Familjes Walt Dizney u krijua në fund të vitit të kaluar, në një kompleks ndërtesash modeste me tulla, më pak se 5 minuta me makinë larg urës Golden Gate të San Fransiscos. Richard Benefield është drejtori i Muzeut:

"Muzeu i kushtohet Walt Disneyt, i cili ka marrë 932 medalje gjatë gjithë jetës së tij, për shërbimin ndaj njerëzimit, si dhe për arritjet e tij profesionale Në hyrjen e muzeut janë ekspozuar 248 medalje".

32 prej tyre janë statuja të çmimeve Oscar. Disney ka marrë shumë më tepër Oscars se çdo artist tjetër.

Walt Disney lindi në vitin 1901 në Çikago, por në moshën 20-vjeçare, djali i ri, i cili kishte shumë qejf të vizatonte, shkoi në Hollivud.

"Në këtë faqe muri, psh, ai kishte filluar të bënte prototipin e asaj qe e quante Alice Comedies".

Alice Comedies ka personazhe një vajzë dhe një mace të krijuar me kartona. Por zbulimi i ri madh i Disneyt ndodhi kur ai bëri një personazh kartoni një brejtës. Ai dhe gruaja e tij Lilly vendosën për emrin e karakterit kryesor gjatë rrugës për në Hollywood.

"Dhe në atë udhëtim me fat nga Nju Jorku në Holliwood, Waltit i lindi ideja e një miu, si personazhi i tij të ardhshëm me kartona. Dhe ai i tha Lilly-it: ”Si të duket emri Micky Mouse?” Dhe ajo u përgjigj: “Më duket i mirë”. Dhe kështu lindi personazhi i Micky Mouse-it, në një udhëtim me tren nga Nju Jorku për në Hollivud, në vitin 1928".

Por ndërtimi i perandorisë së Disneyt nuk ka shkuar gjithmonë kaq me lehtësi.

"Në vitin 1940, Disney humbi të dy prindërit dhe pak pas kësaj, kompania e tij u përball me një grevë që krijoi shumë përçarje. Ishin ditët e para të lëvizjes së punëtorëve në Shtetet e Bashkuara. Ai u trondit shumë nga greva, që mbylli operacionet e kompanisë për një periudhë kohe".

Por Disney e rifilloi aktivitetin dhe studio e tij vazhdoi të prodhojë vepra klasike, si Peter Pan, 101 Dalmations dhe Lion King. Ai po ashtu kishte idenë për të krijuar një park me të gjitha karakteret e Disneyt. Parku i parë Disney Land u hap në Kaliforni.

"Kjo udhë pasqyron dashurinë që kishte Disneyt për trenat dhe si e çoi atë në themelimin e Disney Landit. Natyrisht, një nga xhirot e para në Disney Land ishte një tren që vraponte rreth e rrotull parkut".

Por bota magjike e filmave vizatimorë të Disney-t e humbi themeluesin e vet në vitin 1966, kur Walt Disney vdiq nga kanceri në mushkëri, në moshën 65-vjeçare.

Vdiq Walt Disney, mjeshtri i perandorisë së argëtimit, zbavitësi më i kompletuar dhe me ndikim i brezit të tij.
Miliona njerëz në të gjithë botën u pikëlluan së tepërmi për burrin që krijoi kaq shumë gëzim në jetën e njerëzve. (ze)

XS
SM
MD
LG