Lidhje

Jason Aldean me albumin e ri “Night Train”


Jason Aldean ka siguruar një vend të veçantë në skenën e muzikës Country duke ndërthurur në këngët e tij elementët të muzikës hip-hop, rok, biles edhe rep. Artisti nga Xhorxhia sjell elementë të zhanrave të ndryshme muzikore në albumin e tij të pestë “Night Train”. Korrespondentja Mary Morningstar ka përgatitur reportazhin:



Jason Aldean thotë se titulli i albumit të tij të fundit “Night Train” – “Treni i Natës” pasqyron ngritjen e tij të shpejtë në karrierë gjatë viteve të fundit. Për të ruajtur identitetin e tij muzikor, Jason punoi në studio me muzikantët që e shoqërojnë gjatë interpretimeve në skenë, në vend që të zgjidhte muzikantë për regjistrime nga industria muzikore në Neshvill.

Jason po gëzon popullaritet në rritje që pas albumit të suksesshëm “My Kinda Party” dhe tani me albumin e ri, ku përfshihet kënga e mirëpritur “Take a Little Ride”:

Kohët e fundit Jason foli për planet për turne në vitin 2013. Ai shpjegon se turneu i tij i parë me koncerte në stadium do të fillojë në shkurt dhe do të përfshijë ndalesa në 23 qytete.

Në këngën “The Only Way I Know” nga albumi i ri, artisti ka bashkëpunuar me dy muzikantë të tjerë Country – Luke Bryan dhe Eric Church. Në vazhdim Jason Aldean në interpretimin e këngës “The Only Way I Know”.
XS
SM
MD
LG