Lidhje

Tiranë: Presidenti Nishani nderon atdhetarë të shquar


Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani i dha sot tiullin Kalorës i Urdhërit të Skënderbeut pas vdekjes atdhetarit Binak Alia, drejtues i kryengritjeve anti-osmane në Malësinë e Gjakovës dhe në Rrafshin e Dukagjinit në gjysmën e dytë të shekullit XIX.

Nderim per atdhetare
please wait
Embed

No media source currently available

0:00 0:03:10 0:00

Presidenti Nishani vlerësoi ndihmesën e tij dhe të luftëtarëve të tjerë në mbrojtje të territorit të Shqipërisë nga pushtimet osmane me një seri kryengritjesh nga 1840-1880.

Binak Alia ishte luftëtar dhe përfaqësues i Malësisë së Gjakovës në Lidhjen e Prizrenit, por ishte edhe pajtues i shumë gjakmarrjeve dhe mosmarrëveshjeve në Kosovë dhe Shqipërinë e veriut.

Një stërnip i tij, që pranoi dekoratën nga presidenti Nisahni në emër të familjes, Musli Mulosmanaj, tha se Binak Alia ishte patriot luftëtar po aq sa edhe njeri i paqes, njeri me ndikim me ndikim të gjerë në krahinën e tij, ku pajtoi qindra gjakmarrje dhe sheshoi mijëra mosmarrëveshje.

“Diktatura komuniste e Enver Hoxhës vrau gjithë nipat e Binak Alisë dhe ua humbi varret. Por emrin dhe sakrificat e familes së tyre për kombin nuk i zhduku dot” - tha zoti Mulosmanaj.

Me titullin “Kalorës i Urdhërit të Skënderbeut” presidenti nderoi sot edhe luftëtarin e njohur shqiptar Ali Ibër Nezaj paa vdekjes, një nga figurat qendrore të Lidhjes së Prizrenit. Përfaqësues i malësorëve të Krasniqes dhe Malësisë së Gjakovës.

Presidenti Nishani nderoi me titullin e lartë po ashtu Safo Beg Ulqinin pas vdekjes, ish kryetari i parë shqiptar i bashkisë së Ulqinit dhe deputet i Ulqinit në parlamentin e Shqipërisë si edhe Isa Demaj pas vdekjes si organizator dhe drejtues i demonstratave të Kosovës në vitet 1960 në lëvizjet për Kosovën Republikë dhe vetëvendosjen e shqiptarëve.

Ndërsa Nexhip Mehmeti, iu dha titulli naim frashëri, si mësues, poet, prozator dhe gazetar, që frymëzon brezat e rinj në Luginën e Preshevës dhe në trojet shqiptare.

XS
SM
MD
LG