Lidhje

Reagime të myslimano-amerikanëve


Myslimanët në Shtetet e Bashkuara po përgatiten për të jetuar nën udhëheqjen e një presidenti, i cili fillimisht propozoi që t’u ndalohet myslimanëve nga vende të huaja të hyjnë në Shtetet e Bashkuara, pas disa sulmeve terroriste ndaj Shteteve të Bashkuara. Mes mylsimano-amerikanëve ekziston një shqetësim dhe pasiguri e madhe lidhur me domethënien e presidencës së Donald Trump-it.

Ishte një rezulatat që shumë pak vetë e prisnin në mesin e një grupi njerëzish të mbledhur për të ndjekur zgjedhjet në Muzeun Kombëtar të Arabo-Amerikanëve në Dearborn, të Michigan-it: një fitore të Donald Trump-it:

“Trump e bazoi fushatën e tij tek racizmi dhe qëndrimet fanatike. Në fakt ai e materializoi këtë qëndrim për të siguruar vota dhe i shohim rezultatet e tij në televizion. Kjo është e frikshme.”

Mbrëmja e zgjedhjeve për kandidatin Abdullah Hammoud, i cili e fitoi me sukses garën për Dhomën e Përfaqësuesve të Miçiganit, ishte mbushur me emocione të përzjera:

"Ky është një kontrast i çuditshëm, apo jo? Për herë të parë në historinë e Dearbornit zgjidhet një arabo amerikan mysliman i brezit të parë; në nivel shtetëror ne mbështetëm zotin Trump, dhe në nivel kombëtar presidencën e Trumpit.”

Hammoud e di se disa njerëz në distriktin e tij votuan për të dhe njëkohësisht për Trumpin, në të njëjton fletë votimi.

“Është e frikshme, sot isha me familjen dhe po festoja, ndërsa nesër mund të zgjohem dhe t’u them nënës, apo motrës, të cilat mbajnë perçe, që të kenë kujdes kur dalin jashtë shtëpisë.”

Dhe ja si shprehet Asha Noor:

“Për mua kjo do të thonë se ka fituar racizmi dhe qëndrimet fanatike. Më duket se nuk kam jetuar kurrë në një shoqëri që e ka lënë pas racizmin, më duket se në disa komunitete nuk janë të dëshiruar në këtë shooqëri.”

Por në vend që t’i nënshtrohet frikës që ndjen, Asha Noor, e cila punon si specialiste në qendrën e komintetit arab për shërbimet ekonomike dhe sociale, ACCESS është gati për veprim:

“Duhet të japim mesazhin tonë. T’u tregojmë njerëzve se kush jemi. T’u tregojmë atyre se nuk po shkojmë asgjëkundi. Ky është vendi ynë, sikurse është edhe i të tjerëve. Ne kemi kontriubuar dhe do të vazhdojmë të kontribuojmë gjithmonë për këtë vend.”- thotë Asha.

Botuesi i gazetës së përjavshme “Arab American News”, Osama Siblani thotë se shumë myslimano-amerikanë, edhe pse votuan për Hillary Clintonin, por nuk ishin entuziastë për kandidaturën e saj:

“Ata janë të tejlodhur nga këto zgjedhje. Nuk besoj që myslimano-amerikanët dhe arabo-amerikanët të kenë një kandidat të preferuar. Ata ndoshta votuan për Clintonin, vetëm nga që nuk donin Donald Trump-in, jo ngaqë mendojnë se Hillary Clinton-i është kandidatura më e mirë.” – thotë Siblani.

Arab American News” shkruan se këto ishin zgjedhje historike për gazetën. Ishte hera e parë në historinë 32-vjeçare të saj, që nuk mbështeti një kandidat presidencial. Botuesi Siblani jo vetëm që refuzoi të mbështesë ndonjërin nga kandidatët, por ai nuk votoi për asnjërin prej tyre.

“Unë vetë jam republikan, ose më mirë kam qenë i tillë, dhe mendoj se Partia Republikane e ka dëmtuar lidhjen e saj me komunitetin, prandaj duhet të përpiqet shumë për ta përmirësuar këtë.”

Një detyrë kjo që bie mbi presidentin e zgjedhur Donald Trump, i cili do të punojë me Dhomën e Përfaqësuesve dhe me Senatin, të dyja këto organe të kontrolluara nga republikanët.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG