Lidhje

Ndikimi i amerikanëve myslimanë në zgjedhje


Amerikanët myslimanë përfaqësojnë një pjesë të vogël të popullsisë amerikane, rreth 3.3 milion vetë. Por ky komunitet mund të luajë një rol të rëndësishëm në shtetet e pavendosura gjatë zgjedhjeve presidenciale.

Kur Këshilli për Marrëdhëniet Amerikano-Islame (CAIR), një organizatë e të drejtave të njeriut me bazë në Uashington, filloi fushatën e saj për muslimanët, “Voto në 2016”, qëllimi ishte mobilizimi i votuesve myslimanë.

Sipas Qendrës Kërkimore "Pew", myslimanët përbëjnë 1 deri në 2 përqind të popullsisë së Shteteve të Bashkuara një numër i vogël për të patur ndikim tek zgjedhjet presidenciale, por ata jetojnë në vende strategjike, në shtetet e pavendosura, si Florida, Ohajo dhe Virxhinia.

"Kur resultati është i ngushtë, atëherë vota e muslimanëve në ato shtete të pavendosura mund të luajë një rol të rëndësishëm, nuk mund të jetë primare, por ky do të shihet si një komunitet i rëndësishëm pakicë," thotë John Esposito, profesor i Studimeve Islamike në Universitetin Georgetown.

Kandidati republikan për president, Donald Trump ka bërë thirrje për një ndalim të përkohshëm të hyrjes së myslimanëve në Shtetet e Bashkuara dhe ka vlerësuar ish-udhëheqësin e Irakut, Sadam Husein.

Fushata synon regjistrimin e një milion votuesve myslimanë, që është i realizueshëm dhe profesor Esposito thotë se do të favirozojnë kandidaten demokrate.

Një anketë e organizuar me 2000 votues myslimano-amerikan në shkurt të këtij viti nga organizata CAIR tregon se dy të tretat e këtij grupi votuesish mbështetën Partinë Demokrate, dhe rreth 15 deri në 18 përqind e tyre shprehën mbështetje për Partinë Republikane.

XS
SM
MD
LG