Lidhje

Myftiu i Shqipërisë dënon sulmet e Parisit

  • Pëllumb Sulo

Kryetari i Komunitetit Musliman në Shqipëri, Haxhi Skender Bruçaj, duke u shprehur mbi ngjarjet e ditëve të fundit në Paris, tha se Komuniteti Musliman Shqiptar dënon aktet e terrorit, kudo që ata ndodhin. Feja Islame, tha ai, është feja e njerëzve të paqes, tolerancës, harmonisë dhe respektit ndaj tjetrit.

“Ditët e sotme, fatkeqësisht, në vende të ndyshme të botës, po përjetojmë akte dhune dhe terrori. Komuniteti Musliman i Shqipërisë i dënon bindshëm aktet e terrorit, kudo që ndodhin, në Siri, Irak, Liban, Palestinë dhe, se fundmi, në Francë. Askush nuk ka të drejtë, në emër të çfarëdo ideologjie, të marrë jetën e një njeriu që ja ka falë Zoti. Mbi të gjitha, askush nuk ka të drejtë që ta lidhë terrorin me fenë e paqes, me fenë islame. Jo në emër të muslimanëve, jo në emrin tonë.”

Kryetari i Komunitetit Musliman në Shqipëri tha gjithashtu se duhen mallkuar të gjithë ata persona, që kryejnë akte terroriste dhe, mbi të gjitha, ata që përdorin terroristët për veprat e tyre të liga dhe qëllimet e tyre keqdashëse në dëm të njerëzimit.

Komentet e tij, Haxhi Skender Bruçaj i bëri gjate një takimi të zhvilluar në Shkodër, në përkujtim të 25 vjetorit të rifitimit tëlirive fetare në Shqipëri, pas një periudhe të gjatë të persekucionit komunist.

XS
SM
MD
LG