Lidhje

Myslimanët reagojnë pas komenteve të Sen. Cruz


Lufta kundër terrorizmit është ndër temat kryesore në përparësitë e politikës së jashtme që ngrenë kandidantët për president të Shteteve të Bashkuara. Kjo doli përsëri në pah pas sulmeve në Belgjikë, kur kandidatët parashtruan politikat e tyre në luftë kundër radikalizmit. Kandidati republikan, Senatori Ted Cruz shkaktoi polemika të shumta kur bëri thirrje për përgjimin e komuniteteve myslimane nga autoritetet:

Myslimanët kanë ngritur zërin kundër thirrjes së kandidatit republikan për president, Senatorit Ted Cruz për shtimin e përgjimeve në lagjet myslimane, pas shpërthimeve në Belgjikë nga persona që dyshohen si operativë të Shtetit Islamik:

“Mendoj se duhet t’i peshojë mirë ato që thotë. Duhet të vëzhgohen të gjithë njerëzit e këqinj në mbarë Shtetet e Bashkuara. Shumë gjëra ndodhin, jo vetëm nga myslimanët,” thotë Guss Zayat, amerikan i besimit mysliman.

Wathiq Bilbeisi, Amerikan i besimit mysliman thotë:

“Kur të shkojnë në Kongres për të miratuar ligje që kërkojnë vëzhgimin e myslimanëve, askush nuk do ta lejojë një gjë të tillë. Bie në kundërshtim me vlerat amerikane. Amerikanët nuk janë njerëz të tillë” .

Senatori Cruz ka bërë thirrje edhe për pezullimin e marrjes së refugjatëve të rinj nga vende me kontigjente të konsiderueshme me xhihadistë të al-Kaidës dhe Shtetit Islamik.

Ai tha se autoritetet e rendit duhet të kenë autoritetin “për të patrulluar dhe kontrolluar lagjet myslimane para se të marrin karakter të radikalizuar”.

Idenë e zotit Cruz e ka mbështetur edhe kandidati tjetër republikan, miliarderi Donald Trump. Ndërkaq Presidenti Barak Obama dhe kandidatja demokrate për presidente Hillary Clinton i kanë dënuar komentet.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG