Lidhje

Kuriozitete dhe pesë këngët pop më të mira të javës


Bruno Mars
Bruno Mars
Në vitin 1993 dhe 1994, Justin Timberlake interpretonte në televizion si anëtar i grupit The New Mickey Mouse. Shokët e tij aty përfshinin Britney Spears, Christina Aguilera, anëtarin tjetër të grupit të tij të ardhshëm N 'Sync JC Chasez, si dhe aktorin e Hollivudit Ryan Gosling. Bruno Mars, pavarësisht moshës së re është një veteran në fushën e spektaklit. Që i vogël ai punonte si imitues profesional i Elvis Presley-it dhe mund të shihet në atë rol në filmin e vitit 1992 me Nicolas Cage, “Honeymoon In Vegas”.

please wait

No media source currently available

0:00 0:05:55 0:00
Direct link

Në listën e këngëve më të preferuara sipas klasifikimt Billboard të 100 këngëve pop të javës, në vendin e pestë, gjendet Bruno Mars me këngën “When I Was Your Man”. Në moshë të vogël Bruno Mars nuk humbiste kohë duke luajtur me video-lojëra, pasi që atëherë ai ishte një artist profesionist.

Bruno Mars, i lindur në Hawaii, emri i vërtetë i të cilit është Peter Hernandez, pavarësisht moshës së re është një veteran në fushën e spektaklit. Në një moshë të re ai punonte si imitues profesional i Elvis Presley-it dhe mund të shihet në atë rol në filmin e vitit 1992 me Nicolas Cage “Honeymoon In Vegas”.

Në vendin e katërt të listës së këngëve pop më të preferuara sipas Billboard gjendet Rihanna, e cila së shpejti mund të marr pjesë në një film në rolin e një pioniereje të një tjetër epoke.

Vibe Magazine njofton se Rihanna është zgjedhja e parë për të interpretuar rolin e Josephine Baker në një film të rëndësishëm biografik. Josephine Baker, një amerikane e cila u zhvendos në Francë, ishte një këngëtare novatore, aktore, balerinë, dhe aktiviste e të drejtave civile.

Në vendin e tretë gjejmë Justin Timberlake, i cili kur ishte i vogël ka punuar me disa persona të tjerë që më vonë do të bëheshin yje. Kënga e tij “Mirrors”.

Në vitin 1993 dhe 1994, Justin interpretonte si anëtar i grupit The New Mickey Mouse. Shokët e tij aty përfshinin Britney Spears, Christina Aguilera, anëtarin tjetër të grupit të tij të ardhshëm N 'Sync JC Chasez, si dhe aktorin e Hollivudit Ryan Gosling.

Pink dhe Nate Ruess i grupit Fun. ishin të renditur në vendin e dytë në listën e këngëve më të preferuara sipas klasifikimt Billboard të 100 këngëve pop të javës.
Artisti në vendin e parë filloi të regjistronte muzikën e tij 13 vjet më parë, duke realizuar vetë shpërndarjen e albumit debutues. Sot, Macklemore ka dy këngë të cilat gjenden në majat e klasifikimeve prej katër muajsh.
XS
SM
MD
LG